VMRO-DPMNE e pranon iniciativën opozitare për debat mbikëqyrës për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur
- VMRO-DPMNE-ja e pranoi iniciativën e sotme të partive opozitare LSDM dhe E Majta për konvokimin e debatit mbikëqyrës në kuadër të Kuvendit, ku do të bisedohej për masat dhe aktivitetet që do të zbatoheshin në drejtim të përmirësimit të gjendjes me ndotjen e ajrit.
- Post By Besnik Shuki
- 14:36, 30 janar, 2025
Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja e pranoi iniciativën e sotme të partive opozitare LSDM dhe E Majta për konvokimin e debatit mbikëqyrës në kuadër të Kuvendit, ku do të bisedohej për masat dhe aktivitetet që do të zbatoheshin në drejtim të përmirësimit të gjendjes me ndotjen e ajrit.
"E pranojmë iniciativën e tyre të përbashkët për debat mbikëqyrës për cilësinë e ajrit. Të dy partitë janë në koalicion po ashtu edhe me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, njëra në koalicion formal, tjetra në joformal, kanë ndarë disa vende drejtorësh. Vlerësojmë se janë bërë kushte dhe jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka çka është bërë dhe gjithçka që nuk është bërë në vitet e kaluara në sferën e ajrit ambiental", tha në konferencën e sotme për shtyp, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Toni Jarevski.
Ai theksoi se do të mundësojnë diskutim, ku, siç tha, do të kenë mundësi të diskutojnë për të gjitha planet konkrete që Qeveria i ndërmerr në sferën e mjedisit të jetesës.
"Do të doja edhe si kryesues i Grupit interparlamentar për mbrojtjen e mjedisit të jetesës, të bëjë me dije se paradokohe e formuam të njëjtin, dhe gjithsesi kemi pasur në plan të zhvillojmë diskutim në këto tema, ku edhe partitë në lëndë kanë përfaqësues të tyre. Por, në rregull. Kanë vedosur të bëjnë politikë në këtë sferë, do ta mundësojmë diskutimin dhe do të kemi mundësi jo vetëm të diskutojmë se çka është bërë dhe çka nuk është bërë, por të mund të diskutojmë edhe për të gjitha planet e veprimit dhe masat konkrete që i ndërmerr Qeveria dhe institucionet në sferën e përmirësimit të mjedisit të jetesës", tha Jarevski.
Deputetët e partive opozitare LSDM dhe E Majta sot kanë ngritur iniciativë për konvokimin e debatit mbikëqyrës në kuadër të Kuvendit, ku do të bisedohej për masat dhe aktivitetet që do të zbatoheshin në drejtim të përmirësimit të gjendjes me ndotjen e ajrit. bsh/
Foto: MIA arkiv