• e mërkurë, 16 tetor 2024

VMRO-DPMNE akoma nuk i zbulon kandidatët për ministra në qeverinë teknike, as për president

VMRO-DPMNE akoma nuk i zbulon kandidatët për ministra në qeverinë teknike, as për president

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - VMRO-DPMNE ende nuk zbulon se cilët do të jenë kandidatët e tyre për qeverinë teknike në pozitat ministrore të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale, dhe në pozitat plotësuese të zëvendësministrave. Në brifingun e sotëm me gazetarë, lideri i partisë, Hristian Mickoski gjithashu nuk i zbuloi kandidatët për president dhe paralajmëroi se partia zyrtarisht do ta kumtojë emrin e tij në konventën më 2 mars.

Qeveria teknike, sipas tij, do të votohet,, por VMRO-DPMNE do të përmbahet nga votimi për Talat Xhaferin, kryetar i Kuvendit, i cili është propozim i BDI-së për kryeministër teknik, Mickoski tha se nuk e çmojnë atë që ka bërë ai në Kuvend.

Partia ende nuk ka vendim përfundimtar nëse do t'i tërheqë anëtarët e vet nga Komisioni shtetëror zgjedhor nëse nuk votohet propozimi për anëtar të KSHZ-së nga opoziota shqiptare. Mickoski thotë se problemi krijohet tek anëtarët e Këshillave zgjedhorë, por mund të ketë për furnizim të softueit për aparatet biometrike për votimin më 8 maj, nëse ka deklarim edhe për president dhe për zgjehdjet parlamentare. Mund të ndodhë, sqaron ai, për shembull disa nga votuesit të mos dëshirojnë të votojnë për president por vetëm për zgjedhjet parlamentare. Në rast të tillë jehona duhet të shënohet ndryshe.

Mickoski para gazetarëve theksoi se anketa e bërë për nevojat e tyre në nëntor në bazë të së cilës në votim do të dilnin rreth 900.000 votues, koalicioni aktual i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të fitonte 51 deri 54 mandate deputetësh në zgjedhjet në vitin 2024, LSDM, koalicioni aktual i kryesuar nga LSDM mes 26 dhe 29 vende deputetësh. Nëse LSDM është në koalicion me BDI-në, Aleancën për shqiptarët dhe me PDSH-në do të kishin 41 deri 43 mandate. E Majta gjashtë dhe "ZNAM" e maksim Dimitrievskit po aq, Lidhja evropiane për ndryshim 10-11. Për mandatet e BDI-së, thotë se do të jenë diç mbi dhjetë dhe se ata do të befasohen në mënyrë mjaft të pakëndshme.

Lidhur me të papërcaktuarit, tha se ata në nëntor ishin 15,6, me përgjigjen "refuzoj të përgjigjem" ishin 12,6 përderisa "me nuk do të votoj" janë përgjigjur 20,5 për qind e të anketuarve.

Sipas Mickoskit, si do të zhvillohen zgjehdjet parlamentare, shumë varet nga zgjedhjet më 24 prill përkatësisht cili kandidat presicencial do të fitojë. Por, gjithashtu është shumë me rëndësi se çka do të ndodhë në muajt pas zgjedhjeve. Ai, siç tha, pret fushatë të pistë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR