• e diel, 22 dhjetor 2024

Vlera e bitkoinit ka tejkaluar 80.000 dollarë

Vlera e bitkoinit  ka tejkaluar 80.000 dollarë

 Nju-Jork, 10 nëntor 2024 (MIA) - Çmimi i kriptomonedhës bitkoin sot për herë të parë  ka kaluar pragun prej 80.000 në platformën Bitstamp.

 Kriptomonedha më e vjetër dhe më e famshme u rrit mbi katër për qind krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 80.047 dollarë.

 Në shtatë ditët e fundit, kriptomonedha kryesore ka fituar më shumë se 17 për qind në vlerë. Kriptomonedhat e tjera si Ether ose Solana u rritën edhe më shumë.

 Analistët rritjen e qëndrueshme ia atribuojnë peizazhit të ri politik në SHBA pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale, raportoi DPA. Ish-presidenti dhe ai i ardhshëm i SHBA-së u mbështet nga pjesa më e madhe e komunitetit të kriptove gjatë fushatës zgjedhore.

 Trampi ishte shumë negativ në lidhje me bitkoinin gjatë mandatit të tij të parë, nga viti 2017-2021, por ai u afrua në mënyrë aktive me komunitetin e kriptove në fushatën e rizgjedhjes të këtij viti.

Në  konferencën e madhe për bitkoin në Neshvil, Tenesi, Trampi premtoi të mbajë tregun e kriptove kryesisht të parregulluar dhe të sigurojë energji elektrike të lirë për të "gërmuar" bitkoinë të rinj. 

Foto: Arkivi i EPA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR