VLEN: Zgjidhet çështja e shkollës shqipe në Nerovë
- Çështja e shkollës shqipe në Nerovë u zgjidh. Nga shtatori, mësimi në gjuhën amtare do të vazhdojë.
- Post By Besnik Shuki
- 19:22, 3 korrik, 2025
Shkup, 3 korrik 2025
Çështja e shkollës shqipe në Nerovë u zgjidh. Nga shtatori, mësimi në gjuhën amtare do të vazhdojë.
Ky është rezultat i një angazhimi serioz të VLEN-it dhe institucioneve përkatëse. Vëmendja ndaj nevojave të popullatës shqiptare nuk ka munguar.
Përkushtimi i banorëve u takua me gatishmërinë e shtetit për zgjidhje. Koordinimi institucional solli rezultat.
Falënderojmë Komunën e Krushevës për bashkëpunimin korrekt. Gjithashtu vlerësojmë lart ndihmën e Avokatit të Shtetit, si dhe të Ministrisë së Arsimit dhe të Transportit, të cilat luajtën një rol kyç.
Kjo është një dëshmi se kur shteti vepron, zgjidhjet vijnë. Arsimi shqip mbrohet me përgjegjësi dhe vullnet politik.
Qeveria e tregoi qartë: qytetarët janë prioritet dhe do të mbeten të tillë.
VLEN
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.