VLEN: Pas dekadash premtime boshe, Pallçishti do të ketë ujësjellës të ri!
- Banorët e Pallçishtit më në fund do të kenë zgjidhje përfundimtare për problemin e mungesës së ujit, një problem i lënë pas dore për dekada nga pushtetet e kaluara. Sot zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri së bashku me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Bogovinës, Feti Abazi prezantoi projektin e ujësjellësit të ri i cili do të sigurojë ujë të bollshëm për banorët dhe rrjet të ri në të gjithë fshatin.
- Post By Fami Bajrami
- 21:33, 31 gusht, 2025
Shkup, 31 gusht 2025
Banorët e Pallçishtit më në fund do të kenë zgjidhje përfundimtare për problemin e mungesës së ujit, një problem i lënë pas dore për dekada nga pushtetet e kaluara. Sot zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri së bashku me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Bogovinës, Feti Abazi prezantoi projektin e ujësjellësit të ri i cili do të sigurojë ujë të bollshëm për banorët dhe rrjet të ri në të gjithë fshatin.
Ky projekt i financuar me donacion nga Ministria e Mjedisit Jetësor, tashmë është projektuar dhe në vijim do t’i dorëzohet komunës për realizim. Me thirrjen e ardhshme të Qeverisë për mbështetje të komunave, ky projekt jetik do të bëhet realitet, duke i dhënë fund njëherë e mirë këtij problemi shumëvjeçar.
VLEN i qëndron besnik fjalës së dhënë dhe dëshmon se premtimet tona nuk mbesin në letër, por shndërrohen në projekte konkrete që u shërbejnë qytetarëve, thuhet në komunikatën e VLEN-it.