• e hënë, 23 dhjetor 2024

VLEN: Padia penale ndaj Bekteshit është dëshmi e së kaluarës korruptive të BDI-së

VLEN: Padia penale ndaj Bekteshit është dëshmi e së kaluarës korruptive të BDI-së

Shkup, 30 korrik 2024 

Koalicioni VLEN mirëpret dhe mbështet çdo aktivitet që ka për qëllim forcimin e ligjit dhe rendit në Maqedoni të Veriut. Ne besojmë se ndjekja e veprimeve të paligjshme dhe korrupsionit është thelbësore për të garantuar një sistem të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Padia e fundit ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për "pengim të drejtësisë," e cila dyshohet se është kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare, e vërteton në mënyrë të qartë dhe të prerë që partia nga e cila vjen Bekteshi ka qenë pjesë e një oktopodi të krimit, korrupsionit dhe vjedhjes së votave. Ky rast është një dëshmi e fortë se periudha e gjatë e qeverisjes së partisë së Bekteshit ka sjellë jo vetëm vjedhje të qytetarëve, por edhe ushtrim të presionit të pashembullt mbi shqiptarët për të shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës.

Koalicioni VLEN gjithmon do të angazhohet për sundim të ligjit, asnjëherë për revanshizëm poliik. Prandaj, i bëjmë thirrje organeve gjyqësore që përmes një procedure korrekte dhe të drejtë personi në fjalë të dëshmojë pafajsinë ose t’i vërtetohet fajsia varësisht prej provave.

Me respekt,
Koalicioni VLEN

Foto: Arkivi i MIA-s

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR