• e premte, 05 dhjetor 2025

VLEN në sheshin “Skënderbeu” në Shkup hap shtabin qendror për zgjedhjet lokale

VLEN në sheshin “Skënderbeu” në Shkup hap shtabin qendror për zgjedhjet lokale

Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Koalicioni "VLEN" sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup hap shtabin qendror për zgjedhjet lokale.

Në këtë aktivitet janë planifikuar fjalime të liderëve të koalicionit, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai dhe Zeqirija Ibrahimi.

Kryetar i shtabit zgjedhor do të jetë Adnan Azizi.

Në hapjen e shtabit, foli koordinatori i grupit parlamentar Bekim Qoku i cili përcolli mesazhin se koalicioni është për NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi edhe mbështetjen e Albin Kurtit.

"Fitorja është në anën tonë", tha Qoku.

Në këtë aktivitet marrin pjesë zyrtarë dhe anëtarë të partive të koalicionit.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR