VLEN: Mesazh urimi për 28 Nëntorin
- Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, VLEN përcjell urimet më të përzemërta për shqiptarë kudo që jetojnë, si dhe për institucionet e Republikës së Shqipërisë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:16, 28 nëntor, 2025
Shkup, 28 nëntor 2025
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, VLEN përcjell urimet më të përzemërta për shqiptarë kudo që jetojnë, si dhe për institucionet e Republikës së Shqipërisë.
Ky është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë moderne, që shënon themelimin e shtetit shqiptar dhe aspiratat për liri, zhvillim dhe dinjitet.
VLEN vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me Tiranën zyrtare dhe rolin e saj si partner strategjik në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon dhe në përparimin ekonomik e institucional të vendit.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, ditën kur flamuri ynë u bë simbol i lirisë dhe krenarisë shqiptare!
VLEN