• e hënë, 23 dhjetor 2024

VLEN: Lëmshi filloi të zgjidhet, skandalet familjare të pushtetit të kaluar po dalin në pah

VLEN: Lëmshi filloi të zgjidhet, skandalet familjare të pushtetit të kaluar po dalin në pah

Shkup, 25 korrik 2024

Institucionet po tregojnë gatishmëri për të vepruar në mënyrë efikase dhe për të sjellë drejtësi, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo politike. VLEN e përshëndet propozimin e Ministrisë së Financave dhe vendimin e Qeverisë për të hequr dy licencat e para për kazinotë që nuk e kanë respektuar ligjin.

Njëkohësisht, kërkesa për interpretim autentik që kemi dorëzuar në Kuvend, si pjesë e Planit të VLEN për t'u marrë me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit, do të mundësojë mbylljen e kazinove online dhe do të krijojë parakushte ligjore për përgjegjësinë e të gjithë ish-zyrtarëve që me vendime të papërgjegjshme sollën lojërat e fatit në çdo shtëpi.

Qeveria e re ka filluar procesin e sigurimit të sundimit të ligjit, sigurisë ligjore dhe barazisë para ligjit, dhe këtë askush më nuk mund ta ndalojë. Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti janë dëshmi se nuk ka më të paprekshëm vetëm sepse janë të afërm të funksionarëve të lartë partiakë.

Presim që organet e drejtësisë të veprojnë të çliruara nga ndikimet politike, të vlerësojnë provat në një proces të drejtë dhe transparent, gjë që do të kontribuojë në kthimin e besimit të qytetarëve se drejtësia është e arritshme edhe për qarqet më të larta politike.

VLEN

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR