• e mërkurë, 27 nëntor 2024

VLEN: Kot po kërcënoni, populli shqiptar është me VLEN se po e themi të vërtetën!

VLEN: Kot po kërcënoni, populli shqiptar është me VLEN se po e themi të vërtetën!

Shkup, 7 prill 2024

Pas konferencës për shtyp të Koalicionit VLEN, ku u prezantuan qartë dhe saktë faktet për tenderët e fundit për furnizimin e VLT Terminaleve për Kazinot si dhe karrigeve për kazinot, reaguan (njoftuan) nga SH.A. Lotaria Shtetërore e RMV, ku drejtor është Përparim Bajrami, krahu i djathtë i Artanit Grubi, të cilët ndër të tjerat kërcënojnë me shpifje për Koalicionin VLEN.

Para së gjithash, ajo që duam të sigurojmë publikun është se asnjë formë presioni dhe kërcënimi nuk do të ketë sukses të na pengojë të ekspozojmë të vërtetën para publikut për të gjitha skandalet korruptive në ShA Lotarinë Shtetërore të RMV.

Para jush duam t'i paraqesim të gjitha faktet detaisht. SHA Lotaria Shtetërore e RMV ka regjistruar dhe është pronare dominuese e dy kompanive nga veprimtaria e VLT aparateve, njëra e formuar në vitin 2013 në kohën e Sasho Mijalkovit, tjetra e themeluar në vitin 2023 në kohën e Artan Grubit.

Në bordin mbikëqyrës të Videollotarisë së re shtetërore të sapokrijuar - NEW VLT, a janë përzgjedhur dhe emëruar tre nga bashkëpunëtorët më të afërt të Artan Grubit, në mes të cilëve krahu i djathtë Perparim Bajrami, këshilltar në kabinetin e Grubit, kryetari i degës së BDI-së në Dibër, si dhe anëtar i kryesisë qendrore dhe mik i ngushtë i Grubit, Artin Spahiu, si dhe një përfaqësues i BDI-së nga Dega e Çairit?

A kanë marrë pjesë këta ushtarë partiakë të Grubit në marrjen e vendimeve për furnizime publike?

Pyesim publikisht nëse tenderët që i përmendëm janë publikë dhe të publikuar më 29.03.2024 dhe procedura do të zgjasë deri më 29.04.2024 me numrin e shpalljes 05983/2024 dhe 05801/2024. E përsërisim, bëhet fjalë për porosinë e 2100 VLT terminaleve për kazinot me vlerë rreth 23 milionë euro, dhe porosinë e 2000 karrigeve për kazinot që duhet të kushtojnë rreth gjysmë milioni euro?

Pyesim publikisht, në xhepat e kujt përfundon kjo shumë e madhe parash kur qytetarët luftojnë për të siguruar bukën e gojës?

Pyesim publikisht Artan Grubin dhe BDI Lotarinë nëse janë shpenzuar më shumë se 75 milionë euro për kazino dhe lojëra fati vetëm për mandatin kur Grubi ka qenë zëvendëskryeministër i parë i vendit? A janë shumica e fituesve të tendereve, firma të dyshimta serbe me lidhje të forta të nëntokës?

Të rezimojmë, BDI është shndërruar në një patron të biznesit të pistë të kazinove në shtetin tonë dhe këtë e dinë edhe zogjtë. Fatmirësisht këtij sundimi katastrofik po i vjen fundi dhe në qeverinë e re ku do të jetë pjesë edhe Koalicioni VLEN, kushdo që guxoi të përdorë krimin do të mbajë përgjegjësi para institucioneve të sistemit!

Ndryshimi po vjen, ndryshimi ia vlen!

VLEN

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR