• e shtunë, 23 nëntor 2024

VLEN: Demant ndaj gënjeshtrave të Blerim Bexhetit dhe pasuesit të tij Veseli

VLEN: Demant ndaj gënjeshtrave të Blerim Bexhetit dhe pasuesit të tij Veseli

Shkup, 12 nëntor 2024  

Me sa ngjanë, Blerim Bexheti, nuk po akomodohet në karrigen e Kuvendit dhe sërish po merret me pushtetin lokal, të cilën e la në gjendje të mjerueshme. Pa fije turpi, pasuesi Bexhetit, ushtrues detyre në Komunën e Sarajit, Ilas Veseli, nën dirigjimin e s gënjejnë publikisht pa u skuqur. E këta vet mund t’i besojnë gënjeshtrës së tyre, por ne si VLEN assesi nuk do të lejojmë që qytetarët të bien pre e manipulimeve të përditshme të tyre, që nuk kanë fund. Por, dështim pas dështimi, edhe ky tentim për manipulim me publikun iu dështoi.

VLEN demanton ushtruesin e detyrës në Komunën e Sarajit, Ilas Veseli, dhe dirigjentin e tij, Blerim Bexheti, për gënjeshtrën e publikuar që numri i këshilltarëve do të ulet në Komunën e Sarajit, pra sipas tyre Komuna e Sarajit aktualisht ka 23 këshilltarë dhe me ndryshimet e radhës do të ketë 19 këshilltarë. Kjo është e pavërtetë dhe gënjeshtër e pastër.

Ne e demantojmë këtë përmes fakteve si vijojnë: Komuna e Sarajit ka pasur 19 këshilltarë edhe me vendimin e fundit të qeverisë do të ketë sërish 19 këshilltarë.

Pra, emrat e këshilltarëve aktual në Komunën e Sarajit figurojnë edhe në faqen zyrtare të komunës mund t’i shihni e verifikoni.

Janë 19 këshilltarë me emër e mbiemër, prandaj ne nuk e dimë ku janë sot edhe ata katër kolegë këshilltarë të Veselit, që sipas tij qenkan 23.

Prandaj, VLEN kërkon nga Blerim  bashkë me pasuesin e tij të dëshmojnë e të nxjerrin emrat e 23 këshilltarëve të pretenduar. Sqarojmë që, këshilltarët personal të tyre nuk mund të futen në listën e këshilltarëve komunal.

Kujtojmë që, regjistrimi i popullsisë ndodhi kur BDI ishte në pushtet, prandaj për pasojat eventuale të regjistrimit nuk kanë të drejtë të ankohen, sepse kur ishte koha të flasin ata zgjedhën të heshtin. Ata heshtnin për çdo gjë, edhe në rastin e fshatit Gërçec, ku sipas numrave zyrtar të Entit të statistikave figuronin vetëm 38 banorë rezident!

Organizimi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2021 dhe futja e dy kategorive inekzistente në fokus kryesor të atij regjistrimi ishte ndarje klasike e diskriminuese e qytetarëve në rezident dhe jo-rezident, ky veprim ka dëmtuar të gjithë qytetarët e këtij vendi, posaçërisht shqiptarët. E këtë dëmtim e lejoi të ndodhë pikërisht partia e sotme opozitare që tani nga opozita po duan t’i mbrojnë shqiptarët nga dëmet e vendimeve të tyre.

Me qeverisjen e tanishme po hapet perspektivë dhe shpresë për jetë dinjitoze ashtu siç duhet dhe ashtu siç e meritojnë të gjithë qytetarët e këtij vendi që kontribuojnë në funksionimin normal të shtetit. VLEN në qeveri do të jap shembullin më të mirë të mundshëm që secili qytetarë vlen pavarësisht ku jeton dhe vepron.

VLEN mbron qytetarët nga gënjeshtrat e përditshme dhe të bajatshme të BDI-së!

Konferencë për shtyp e deputetes së VLEN-it, Saranda Imeri

Koalicioni VLEN

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 


  

QËNDRONI TË LIDHUR