VLEN: BDI në dhomën 161 hoqi dorë nga kryeparlamentari për ta ruajtur Soravinë e korrupsionin!
- Deklarata e partnerit të tyre të deridjeshëm, Menduh Thaçi e nxori zbuluar këtë të vërtetë të hidhur: BDI ka hequr dorë nga kryeparlamentari vetëm për një copë pushtet, vetëm për të mbajtur gjallë korrupsionin e vet 20-vjeçar dhe Soravinë, simbolin e pasurimit të paligjshëm të klanit të tyre.
- Post By Fami Bajrami
- 13:42, 12 shtator, 2025
Shkup, 12 shtator 2025
Maska ra! Ditë më parë u dëshmua para syve të gjithë shqiptarëve se BDI ishte dhe është gati të shesë gjithçka, edhe dinjitetin kombëtar, edhe postin më të lartë shtetëror që i takon shqiptarëve, vetëm për të hyrë nën çatinë e Qeverisë.
Deklarata e partnerit të tyre të deridjeshëm, Menduh Thaçi e nxori zbuluar këtë të vërtetë të hidhur: BDI ka hequr dorë nga kryeparlamentari vetëm për një copë pushtet, vetëm për të mbajtur gjallë korrupsionin e vet 20-vjeçar dhe Soravinë, simbolin e pasurimit të paligjshëm të klanit të tyre.
Në fakt, Menduh Thaçi vetëm e konfirmoi atë që VLEN kishte theksuar vitin e kaluar: në dhomën 161 në Parlament, BDI zhvilloi negociatat dhe aty e dorëzoi postin e kryeparlamentarit në duart e VMRO-së, për një copë pushtet dhe për mbrojtjen e korrupsionit të vet.
Ky është akti më i ulët politik që i ka ndodhur shqiptarëve në këto dy dekada. Ky është turpi që e vulos përfundimisht BDI-në si poshtërsi historike, që ka shndërruar politikën në treg dhe interesin kombëtar në mall për pazare.
Shqiptarët duhet ta dinë: BDI nuk ka as moral, as kauzë, as të ardhme. Është vetëm një makineri për të mbrojtur pasurinë e klanit të vet dhe për të ruajtur privilegjet e një grushti të korruptuarish.
Më 19 tetor, shqiptarët do t’i japin fund kësaj faqeje të zezë dhe do ta vulosin ndryshimin e pakthyeshëm.
VLEN
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.