• e hënë, 23 dhjetor 2024

VLEN, ashtu siç premton, edhe realizon: Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art po bëhet realitet!

VLEN, ashtu siç premton, edhe realizon: Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art po bëhet realitet!

Shkup, 28 korrik 2024

Në përputhje me angazhimin tonë të palëkundur për tënxitur zhvillimin dhe avancimin e vetëdijes kombëtare shqiptare në fushat e shkencës, artit dheintelektualizmit, koalicioni VLEN ka kënaqësinë të njoftojë nismën për institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoni të Veriut.

Ky projekt ambicioz do të fillojë në qytetin e universiteteve në Tetovë, por do të formohet në Shkup, duke vendosur themelin për një institucion që do të përkushtohet plotësisht ndaj shkencës dhe artit. Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art do të shërbejë si një qendër e rëndësishme për zhvillimin e hulumtimeve shkencore, avancimin e arteve dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ne jemi të bindur se krijimi i kësaj platforme do të ofrojë mundësi të reja për studiuesit, artistët dhe intelektualët shqiptarë, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimtarisë shkencore në vendin tonë. Kjo nismë synon të krijojë një ambient ku dijetarët dhe artistët mund të ndajnë njohuritë dhe talentet e tyre, duke nxitur një kulturë të re të ekselencës dhe inovacionit.

Jemi krenarë që premtimi ynë për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art po bëhet realitet. E shohim këtë si një hap të rëndësishëm drejt përparimit intelektual dhe kulturor të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Kjo Akademi do të fokusohet ekskluzivisht në shkencë dhe art, pa përfshirje politike.

Akademikët janë pasuri e shtetit.

Koalicioni VLEN

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR