• e shtunë, 15 qershor 2024

VLEN: Afrim Gashi është shqiptari që u zgjodh kryetar Kuvendi i RMV-së i propozuar nga 75 deputetë

VLEN: Afrim Gashi është shqiptari që u zgjodh kryetar Kuvendi i RMV-së i propozuar nga 75 deputetë

28 maj 2024

 Afrim Gashi, si kandidat i koalicionit VLEN, i propozuar nga 75 deputetë, do të jetë shqiptari i parë në këtë detyrë që është mbështetur nga një shumicë kaq e madhe në detyrën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për fat të keq, BDI-ja me frontin e saj, ashtu siç e braktisi garën elektorale shqiptare, iku edhe nga mundësia që të dëshmojë se është për kandidat shqiptar, ashtu siç kanë pretenduar për vite të tëra se angazhohen për përfaqësim të lartë të shqiptarëve në institucionet më të larta të shtetit. Ajo dhe fronti i saj nuk arritën të dalin nga interesat e ngushta partiake, duke dëshmuar se ata nuk kujdesen për shqiptarët, por kujdesen vetëm për pushtetin e tyre të ndërtuar me korrupsion, tashmë të personifikuar me emrin e qendrës tregtare “Soravia".  

Përveç kësaj, qëndrimi i tillë është shenjë e keqe se ata duke dashur të shkaktojnë destabilizim të institucioneve, po e rrezikojnë edhe agjendën europiane, për të cilat gjoja janë angazhuar në vitet e tyre të politikës.  

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se Afrim Gashi do të jetë kryetari më legjitim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i zgjedhur me shumicë të lartë, që flet për mbështetje të madhe politike dhe shoqërore dhe ai do të jetë drejtues i kuvendit republikan, duke garantuar respektim të së drejtës së mendimit të lirë dhe qëndrimit politik për secili deputet të popullit.  
 
 Shërbimi për Informim i koalicionit VLEN

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR