VLEN: 11 takime me Beogradin, asnjë sqarim për shqiptarët
- KUMTESË: Dje, opinioni publik mësoi se gjatë vetëm një mandati, Bujar Osmani ka zhvilluar një ofensivë të vërtetë diplomatike ndaj Beogradit, njëmbëdhjetë takime vetëm me ministrin e Jashtëm të Serbisë, si dhe takime të veçanta, shëtitje dhe darka me presidentin Vuçiq dhe anëtarë të tjerë të kabinetit serb. Më shumë se të gjitha kontaktet e tij bilaterale me Kosovën të marra së bashku.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:44, 22 korrik, 2025
Shkup, 22 qershor 2025
Dje, opinioni publik mësoi se gjatë vetëm një mandati, Bujar Osmani ka zhvilluar një ofensivë të vërtetë diplomatike ndaj Beogradit, njëmbëdhjetë takime vetëm me ministrin e Jashtëm të Serbisë, si dhe takime të veçanta, shëtitje dhe darka me presidentin Vuçiq dhe anëtarë të tjerë të kabinetit serb. Më shumë se të gjitha kontaktet e tij bilaterale me Kosovën të marra së bashku.
Njëkohësisht, Osmani me krenari fotografohej si promovues i projekteve që përputhen në mënyrë të përsosur me agjendën e të ashtuquajturit “botë serbe” nga turneu i “Ballkanit të Hapur” deri te protokollet e përbashkëta kufitare që nuk ekzistonin për Kosovën.
Ne pyesim:
• Sa takime ka pasur me ambasadorin e Serbisë në Shkup dhe sa prej tyre janë mbajtur të fshehura nga publiku?
• Sa herë ka udhëtuar privatisht në Beograd pa procesverbal dhe pa shoqërim nga diplomacia e Maqedonisë së Veriut?
• Çfarë e motivon ish-ministrin të mbajë kontakte kaq të shpeshta dhe të paqarta me Beogradin, ndërkohë që paraqitet si kundërshtar i “botës serbe”?
• A nuk është ky i njëjti Osmani që, në paraqitje televizive, ankohej se dikush tjetër po e shtynte bllokun shqiptar drejt një “skemë serbe”?
Bujar Osmani mund të kërkojë alibi, por faktet flasin më zëshëm se justifikimet e tij. Shqiptarët presin llogaridhënie: ku u zhdukën interesat kombëtare, ndërsa ai ndërtonte karrierë në linjën Shkup–Beograd?
E vërteta nisi të zbulohet dje dhe VLEN do të kujdeset të ndriçohet në tërësi.
Koalicioni "VLEN"
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s
_____________________________________________________
МИА овие текстови ги објавува во интегрална и оригинална форма и не е одговорна за нивната содржина, ниту за евентуалните правописни недоследности или печатни грешки