Vizitë pune e Zëvendësministrit Iseni në Njësinë policore Tearcë
- Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni zhvilloi një vizitë pune në Njësinë policore Tearcë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:31, 10 korrik, 2025
Shkup, 10 korrik (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni zhvilloi një vizitë pune në Njësinë policore Tearcë.
Siç bëri të ditur MPB, ky takim ka ardhur si vazhdimësi e takimeve të rregullta të punës që zëvendësministri dhe bashkëpunëtorët e tij po i zhvillon në sektorët e punëve të brendshme dhe njësitë policore në vend.
Zëvendësministri Iseni u njoh nga afër mbi gjendjen e sigurisë në rajonin e Nјësisë policore Tearcë, ku u theksuan trendet e llojeve të ndryshme të krimit dhe aktivitetet që po ndërmerren për goditjen e tij.
Gjatë takimit u diskutua edhe për sfera të veçanta të punëve të përbashkëta të aspektit të sigurisë duke analizuar edhe modalitete të reja pune.
Nga MPB shtojnë se në fund u shpreh gatishmëri e fuqishme për një bashkëpunim edhe më të ngushtë, me të vetmin qëllim përmbushjen e misionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme - që të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Foto: Arkivi i MIA-s