"Viz Er" vendosë fluturime drejt Shkupit nga Budapesti dhe Napoli, ndërsa drejt Ohrit nga Katovice, Vrocllav dhe Milano
- Me subvencione nga shteti vendosen edhe pesë linja të reja ajrore. Drejt Aeroportit të Shkupit nga 6 prilli i vitit të ardhshëm do të fluturohet nga Napoli dhe Budapesti, ndërsa drejt Aeroportit të Ohrit nga 28 qershori nga Katovice, Vrocllav dhe Milano, kumtuan sot në konferencë për shtyp zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski dhe Xhozev Varadi, drejtor kryesor ekzekutiv i Viz Erit.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:44, 3 shtator, 2025
Shkup, 3 shtator 2025 (MIA) - Me subvencione nga shteti vendosen edhe pesë linja të reja ajrore. Drejt Aeroportit të Shkupit nga 6 prilli i vitit të ardhshëm do të fluturohet nga Napoli dhe Budapesti, ndërsa drejt Aeroportit të Ohrit nga 28 qershori nga Katovice, Vrocllav dhe Milano, kumtuan sot në konferencë për shtyp zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski dhe Xhozev Varadi, drejtor kryesor ekzekutiv i Viz Erit.
Nikollovski kumtoi se "Viz Er" në Aeroportin e Shkupit nga viti i ardhshëm do ë ketë flotë të përhershme me gjashtë aeroplanë dhe se bën zëvendësim të aeroplanëve ekzistues Erbas A320 me Erbas A321 neo. Numri i 200 të punësuarve në vend në kompaninë ajrorre planifikohet të rritet për 100.
Siç theksoi Nikollovski, kompania ajrore do ta rrisë kapacitetin për udhëtarë për rreth 50 për qind nga viti i ardhshëm dhe do të ofrojë 3.300.000 ulëse për Maqedoni.
"Kemi me të vërtetë platformë të bukur operative në vend, gjashtë aeroplanë deri në fund të vitit, ruta nga Shkupi dhe Ohri dhe mbi 200 të punësuar në vend, ndërkaq e tërë kjo vjen drejt 3,3 milionë ulëseve që do të jenë të kapshme në vitin 2026 që është rritje e madhe në krahasim me vitin 2012", tha Varadi.
Siç informoi Nikollovski, subvencionet për kompaninë ajrore do të jenë nga nëntë euro për udhëtar në ardhje në Aeroportin e Shkupit dhe 12 euro në Aeroportin e Ohrit. ab/
Foto: МIА arkivi