• e diel, 22 dhjetor 2024

Vitanovski: Palevski dha deklaratë në Prokurori, mohon lidhje me veprën penale

Vitanovski: Palevski dha deklaratë në Prokurori, mohon lidhje me veprën penale

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Lupço Palevski - Palço sot gjatë marrjes në pyetje në Prokurori ka mohuar çfarëdp lidhje me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit dhe në mbrojtje të tij ka treguar prova që do të dorëzohen shtesë, informoi sonte avokati Marjan Vitanovski pas marrjes në pyetje disa orëshe të Palevskit.

Si arsye për të cilat është emëruar si i akuzuar në procedurë, ai ka theksuar se bëhet fjalë për hasmëri të mëparshme, madje siç tha Vitanovski për një lloj keqkuptimi politik me përfaqësue të caktuar të pushtetit.

" I akuzuari dha deklaratë në Prokurori, mohon plotësisht çdo lidhje konkrete me veprën penale, mohon çdo lidhje me të akuzuarit në çfarëdo baze, mohon ekzistimin e ndonjë marrëveshjeje për kryerjen e kësaj vepre penale, pretendon se nuk është fajtor dhe se ai nuk ka ndërmarrë asnjë veprim siç thuhet në urdhrin për kryerjen e tij të hetimit. Ai dha një mbrojtje duke treguar fakte dhe prova të caktuara të cilat do t'i dorëzojmë shtesë. Nuk e dimë se çfarë prova ka prokuroria, sepse deri në këtë fazë të procedurës nuk kemi pasur mundësi as të bëjmë kontroll. Tani për tani i qëndrojmë asaj dhe pretendimit të tij se ai nuk është fare autori veprës penale. Arsyet për të cilat ai tregohet si i akuzuar në këtë procedurë theksoi se bëhet fjalë për hasmëri të mëparshme, madje edhe për keqkuptime politike me përfaqësues të caktuar të pushtetit", tha Vitanovski pas disa orësh marrje në pyetje të Palevskit në Prokurori.

Si mbrojtje, sqaroi avokati Vitanovski, kemi prova që vërtetojnë atë që ai tha sot. "Për të gjitha pretendimet, se me çfarë prova disponon Prokuroria, mendoj se sigurisht ka një rrëfim të të akuzuarve të tjerë sepse për ata tashmë është ngritur akuzë. Mirëpo, tani për tani bëhet fjalë për prova verbale, nëse ndonjë nga të akuzuarit e tjerë apo vetëm individë e përmendin atë si kryerës të veprës penale, gjegjësisht se ka vrarë të miturën Vala dhe pensionistin Pançe", shtoi Vitanovski.

 

Скопскиот Кривичен суд му определи мерка 30-дневен притвор на првоосомничениот за убиството на 14-годишната Вања Ѓорчевска, и 74-годишниот велешанец Панче Жежовски, Љупчо Палевски со прекар П

Palevski vitin e kaluar, më 6 dhjetor, u arrestua në Balikesir të Turqisë dhe në mungesë të tij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Më 15 maj ai u ekstradua nga Turqia dhe u dërgua në Burgun hetimor në Shuto Orizare, ndërsa më 21 maj doli para gjyqtarit të procedurës paraprake.

PTHP Shkup më 31 maj ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit kundër katër personave në lidhje me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Prokurori publik ka dorëzuar edhe në Gjykatën Penale propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për tre të akuzuarit bashkëekzekutues dhe masën e arrestit shtëpiak për ndihmësin e tyre. Tre nga të pandehurit ndiqen penalisht për një vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 p.1 dhe p.7 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe një vepër penale - Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 p.1 dhe p.4 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe dy dënimet nga neni 123 paragrafi 3 i Kodit Penal, një vepër penale Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe një vepër penale - Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Gjorçevska dhe Zhezhoski u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor 2023, ndërsa u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR