• e hënë, 23 dhjetor 2024

Visar Palloshi: Bilall Kasami vazhdon t’i mashtrojë tetovarët

Visar Palloshi: Bilall Kasami vazhdon t’i mashtrojë tetovarët

Tetovë, 2 maj 2024

Fillimisht Bilall Kasami duhet ta qartësojë me veten dhe pastaj edhe me opinionin, se a do të mbetet menaxhues i komunës së Tetovës apo do të bëhet deputet.

Bilall, nga paaftësia jote për tu përballur me problemet e përditshme që i hasin Tetovarët dhe nga mospërmbushja e premtimeve të tua parazgjedhore për zgjedhjet komunale, Tetova asnjëherë nuk ka qenë kaq keq sikur sot. Tetova qytet me dy Universitete, ti Bilall e ke katandisur si mos më keq.

Bilalli fillimisht ishte deputet nga radhët e LSDM, pastaj u bë kryetar komune ku të gjithë e dimë si u bë dhe me ndihmën e kujt.

Kurse tani është bindur se nuk mund të ballafaqohet me problemet e komunës së Tetovës dhe tenton që përsëri të bëhet deputet edhe pse nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e menaxhuesit të komunës për tu bëre deputet. Bilall a nuk është ky një mashtrim dhe manipulim me Tetovarët?

Bilall tetovarëve duhet t’u japish përgjigje:

- Rrugët me gropa Billall kjo nuk është Evropa!

- Tetova e ngulfatur me mbeturina - Billall kjo nuk është Evropa!

- Premtove parkim pa pagesë dhe parkingje në kate - por i rrite çmimet e parkingjeve për 33 %

- Përse nuk e bëre sheshin si Dubai at që e premtove por përsëri nuk e realizove - Bilall kjo nuk është as Dubai e as Evropa

Ti Bilall jë herë me njërin krah e herë me krahun tjetër të palës maqedonase, por asnjëherë nuk ke qenë me shqiptarët.

Bilall nuk je as për deputet dhe as për “menaxhues” komune me një fjalë Bilall nuk ja vLen.

I ftojmë tetovarët që me votën e tyre masive për Frontin Evropian me numër 4, këto Bilallat t’i largojmë nga skena politike.

Visar Palloshi, anëtar i PDSH-së në Këshillin e komunës së Tetovës

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR