• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Visar Ademi: Pesë projektet kyçe për përmirësimin e arsimit dhe zhvillimin e të rinjve në Gostivar

Visar Ademi: Pesë projektet kyçe për përmirësimin e arsimit dhe zhvillimin e të rinjve në Gostivar

Shkup, 6 tetor 2025

Ekipi i fushatës së Visar Ademit prezanton shtyllën programore “Arsimi, Shkathtësitë dhe Fuqizimi i të Rinjve”, me fokus në pesë projekte kyçe për përmirësimin e arsimit dhe zhvillimin e të rinjve në komunën tonë.

Visar Ademi thekson:

“Në arenën konkurruese globale të sotme, suksesi i qyteteve dhe shteteve varet nga aftësia për të gjeneruar dhe shfrytëzuar dijen. Arsimi nuk është vetëm për të marrë nota, por për të mësuar të jetosh, të punosh dhe të kontribuosh.”

Ai shton:

“Si kryetar komune, arsimin do ta bëj një nga prioritetet e mia kryesore. Drejtorët dhe mësuesit më të kualifikuar do të emërohen vetëm mbi bazën e meritës dhe jo të përkatësisë partiake.”

Pesë projektet kryesore janë:

1. Vlerësim profesional i mësimdhënësve – 360° vlerësim nga nxënës, prindër, kolegë dhe drejtor.

2. Platforma për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor – mundësi të barabarta për zhvillim profesional dhe personal.

3. Infrastruktura Shkollore & Trajnime – ambiente moderne dhe trajnime të avancuara për mësuesit.

4. Edukimi i Transformuar – metoda mësimore moderne, inovative dhe interaktive.

5. Mësimi tërëditor & Fuqizimi i të Rinjve – nxënës të sigurt, prindër të qetë dhe hapësira për ide, projekte dhe vendimmarrje.

Planet konkrete për vitin e parë:

· Shkollat do të funksionojnë me një ndërrim për optimizim të klasave.

· Ndërtimi i 4 çerdheve të reja për të akomoduar 850 nxënës.

· Trajnime për mësimdhënësit në aftësi profesionale, pedagogjike dhe të buta.

· Vendosja e paneleve diellore në çdo shkollë për kursim të energjisë dhe mbrojtje të mjedisit.

· Çdo mësimdhënës do të ligjërojë vetëm lëndën e tij profesionale.

“Ky plan nuk është një listë premtimesh të zakonshme. Ai është një angazhim i qartë për të transformuar arsimin dhe zhvillimin e aftësive në Gostivar. Së bashku, do të krijojmë një Gostivar ku fëmijët tanë nuk kanë vetëm ëndrra, por edhe mundësi reale për t’i bërë ato realitet”.

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR