• e hënë, 20 maj 2024

Vinisiusi shpallet lojtari i muajit në La Liga

Vinisiusi shpallet lojtari i muajit në La Liga

Madrid, 30 mars 2024 (MIA) - La Liga në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se anësori i Real Madridit, Vinisius Junior është shpallur lojtari më i mirë për muajin mars.

Këtë muaj braziliani  23-vjeçar ka luajtur tre ndeshje në kampionatin spanjoll të futbollit, në të cilat shënoi pesë gola dhe dha një asistim. 

 Konkurrentët e brazilianit për çmimin ishin sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski, mesfushorin e Real Sociedad, Brajs Mendes, sulmuesi i Villarealit, Alekasandre Serlot dhe lojtari i Atletik, Gorka Gorozeta.

 Në përgjithësi, Vinisiusi këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje, ka shënuar 18 gola dhe 8 asistime.

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR