• e premte, 27 shtator 2024

Vinisiusi shënon het -trikun më të shpejtë të El Klasikos në shekullin e 21-të

Vinisiusi shënon het -trikun më të shpejtë të El Klasikos në shekullin e 21-të

Riad, 15 janar 2024 (MIA) – Futbollisti i Real Madridit, Vinisius Zhunior mbrëmë shënoi tre gola ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ai shënoi në minutën e 7-të, 10-të dhe 39-të dhe është het-triku më i shpejtë në historinë e El Klasikos në shekullin e 21-të.

Përveç kësaj, Vinisius u bë lojtari i pestë në historinë e derbit të madh spanjoll që shënon het-trik në pjesën e parë.

Ndeshja u luajt në stadiumin Al Aval Park në Riad (Arabi Saudite). Reali fitoi me rezultat 4:1 dhe për herë të 13-të e fiton Superkupën e Spanjës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR