• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vinisius në Real deri në vitin 2027, për pagë më të lartë

Vinisius në Real deri në vitin 2027, për pagë më të lartë

Madrid, 31 tetor 2023 (MIA) - Sulmuesi brazilian Vinisius Zhunior ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në verën e 2027, ka njoftuar sonte klubi mbretëror.

"Real dhe Vini kanë arritur marrëveshje që lidh lojtarin me klubin deri më 30 qershor të vitit 2027", thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

Marrëveshja e re përfshin gjithashtu një rritje të konsiderueshme të pagës për Vinisiusin, i cili iu bashkua Realit në korrik të 2018 nga skuadra braziliane Flamengo.

Vazhdimi i bashkëpunimit mes të dyja palëve ishte një lëvizje e pritshme, pasi braziliani është vendosur vitet e fundit si një nga sulmuesit më të mirë në botë. rq/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR