• e premte, 22 nëntor 2024

Viktor Orban e uroi Putinin për fitoren në zgjedhje

Viktor Orban e uroi Putinin për fitoren në zgjedhje

Budapest, 21 mars 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban i cili u rreshtua me Moskën pas invazionit rus ndaj Ukrainës, sot e ka uruar presidentin rus Vlladimir Putin për fitoren e tij në zgjedhjet ku fitoi më shumë se 87 për qind të votave.

"Pas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, kryeministri Viktor Orban uroi Vlladimir Putinin për rizgjedhjen e tij, duke vënë në dukje se bashkëpunimi ndërmjet Hungarisë dhe Rusisë i bazuar në respektin reciprok, mundëson diskutime të rëndësishme edhe në kontekste sfiduese gjeopolitike.

Kryeministri Orban konfirmoi angazhimin e Hungarisë për paqen dhe gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në sektorë që nuk kufizohen nga e drejta ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut për të nxitur marrëdhëniet paqësore", shkroi zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovaç për "X". qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR