Vijon pagesa e shtesës arsimore - pagesë shtesë për vitin shkollor 2023/2024
- Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se vijon pagesa e shtesës arsimore - pagesë shtesë për vitin shkollor 2023/2024.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:19, 31 tetor, 2024

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se vijon pagesa e shtesës arsimore - pagesë shtesë për vitin shkollor 2023/2024.
Siç informon, pagesa shtesë bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në rast se ka ankesa të zgjidhura pozitivisht dhe njoftim të vonuar nga shkollat.
"Në këto raste, pagesa për të drejtën e shtesës arsimore bëhet deri më 31 tetor të vitit kalendarik aktual për vitin paraprak shkollor", thekson Ministria në kumtesë.
Foto: Arkivi i MIA-s