• e hënë, 25 nëntor 2024

Vijon pagesa e ndihmës sociale dhe fëmijërore

Vijon pagesa e ndihmës sociale dhe fëmijërore

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Sot filloi pagesa e ndihmës sociale, fëmijërore dhe civile për marsin e vitit 2023, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

Shfrytëzuesit e ndihmave të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të marrin paratë e gatshme në bankomatet, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesë me para jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes bankave elektronike dhe mobile prej sot, 6 prill 2023. 

"Me qëllim që të shmanget rrëmuja para dhe në banka gjatë pagesës së ndihmave, për shfrytëzuesit të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura në banka, sipas orarit të përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:

-06.04.2023– A, B, V, D, G, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, L, Ll

- 07.04.2023– M, N, Nj, O, P, R S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh", bëhet e ditur në kumtesën e MPPS-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR