• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vijojnë dorëheqje dhe zgjedhje e Qeverisë teknike para zgjedhjeve parlamentare më 8 maj

Vijojnë dorëheqje dhe zgjedhje e Qeverisë teknike para zgjedhjeve parlamentare më 8 maj

Shkup, 21 janar 2024 (MIA) - Javën që vijon, do të zhvillohen përgatitjet për qeveri teknike që duhet të përfundojnë me votim më së voni të dielën më 28 janar. Kjo nënkupton dorëheqje të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zgjedhje të kryetarit të ri Kuvendit - Jovan Mitrevski, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së, si dhe verifikimin e mandatit të ri të deputetit në vendin e Xhaferit dhe eventualisht të deputetëve tjerë nëse disa nga ministrat ose zëvendës ministrat plotësues nga VMRO-DPMNE-ja vijnë nga Kuvendi. Çfarë do të jenë aktivitetet, do të dihet pas takimit të nesërm të rregullt koordinativ në Kuvend, ku nuk marrin pjesë VMRO-DPMNE-ja dhe deputetët nga Lidhja Evropiane për Ndryshime.

Xhaferi, sipas ueb faqes së Kuvendit, më 23 janar ka caktuar aktivitetin e fundit - takim zyrtar me Eduards Borisovas, ambasador i Republikës së Lituanisë. Më 24 dhe 25 janar në Kuvend tani për tani nuk janë caktuar kurrfarë aktivitetesh, ndërsa për të premten (26 janar) u caktua seanca e re e 139-të, e cila deri tani ka vetëm një pikë në rendin e ditës dhe atë të propozimit të plotësuar të ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase - në lexim të dytë.

Deri në fund të javës do të pritej edhe dorëheqja e Kovaçevskit.

Претседателот на Собранието на Република Северна Македонија, Талат Џафери, денеска имаше координативна средба со потпретседателот на Собранието Горан Мисовски, координаторите на пратеничките

Më 9 janar, pas takimit të parë koordinativ në Kuvend, Kabineti i Xhaferit kumtoi se nga 22 deri 28 janar do të zhvillohen përgatitjet formale për Qeveri teknike në Kuvend.

"Në periudhën prej 22 deri 28 janar në seanca plenare do të realizohen këto procedura: konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë dhe kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, informimi i presidentit të shtetit për ndarjen e mandatit për kryetar të ri të Qeverisë, zgjedhje e Qeverisë, ministrave, zëvendës ministrave dhe zëvendës ministrave plotësues, si dhe konstatimi i ndërprerjes së mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit të deputetët të ri në Njësinë zgjedhore 5. Për të gjitha aktivitetet dhe afatet e sakta do të informojmë më kohë", njoftuan atëherë nga Kuvendi.

Nga Kabineti i Xhaferit atëherë po ashtu informuan se seancë për pyetje të deputetëve nuk do të ketë deri në fund të këtij mandati të Kuvendit.

"Seanca e parë për pyetje të deputetëve do të mbahet pas 100 ditëve mandat të qeverisë së zgjeDHur në zgjedhjet parlamentare", thuhet në informatën nga takimi koordinativ.

Në takimet koordinuese me Xhaferin nuk marrin pjesë përfaqësues nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, por atëherë nuk ishin as përfaqësues të opozitës shqiptare, e cila paralajmëroi bojkot të Kuvendit për shkak se nuk është pranuar kandidati i tyre për anëtar të Komisonit shtetëror të zgjedhjeve.

Kryeministri Kovaçevski në deklaratë për mediat më 16 janar, i pyetur kur do të japë dorëheqje, tha se në fund të javës së ardhshme, në pajtim me afatet ligjore, do të mbahet procedura për zgjedhje të qeverisë teknike. Ai kumtoi se për afatet ligjore për dhënien e dorëheqjeve, zgjedhje të kryetarit të ri të Kuvendit dhe për zgjedhje të qeverisë teknike, atë ditë ka pasur takim dhe ka biseduar me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili duhet 100 ditë para zgjedhjeve të bëhet kryeministër teknik dhe me koordinatorin e grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski, i cili është kandidat për kryetar të Kuvendit derisa zgjat qeveria teknike.

Ende nuk dihet se si kadrovikisht do të duket Qeveria teknike pas deklaratave të kryeministri Kovaçevski në fudnjavë dhe paralajmërimit të VMRO-DPMNE-së se do të votojë e përmbajtur për qeverinë teknike.

"Vendet të cilat me ligj i takojnë opozitës në qevrinë teknike duhet të mbeten të zbrazëta derisa VMRO-DPMNE-ja nuk voton për atë qeveri", tha Kovaçevski.

Nga VMRO-DPMNE-ja edhe dje informuan se mbeten në qëndrimin të mos votojnë për kryeministrin teknik. Ata paralajmëruan se emrat e ministrave dhe zëvendës ministrave do t'i publikojnë këtë javë.

Edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas paralajmërimeve, nuk do t'i përkrahin propozimet e ministrave në qeverinë teknike nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Dje edhe Partia Liberalo-Demokratike u prononcua me qëndrim të ngjashëm.

Qeveria teknike nuk do të përkrahet edhe nga Lidhja Demokratike, sipas së cilës shumica parlamentare duhet të sigurojë 61 deputetë dhe ta votojë qeverinë teknike.

"Kjo, nuk është obligim i partive tjera, aq më pak i opozitës që të votojë në mënyrë obligative" tha lideri i LD-së, Pavle Trajanov, i cili pret që të mos zgjedhet Qeveria teknike, por Qeveria në dorëherqje të vazhdojë deri në fund të mandatit të saj, respektivisht deri në shpalljen e rezultateve zgjedhore.

Qeveria teknike formohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, që duhet të mbahen më 8 maj. Paraprakisht, më 24 prill do të mbahen zgjedhje presidenciale. Mandati i kësaj Qeverie përfundon me zgjedhjen e Qeverisë së re. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR