Vihet nën kontroll zjarri në Sallën Universale në Shkup (drejtpërdrejtë)
- Vihet nën kontroll zjarri që shpërtheu paradite në Sallën Universale në Shkup.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:59, 9 prill, 2024

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Vihet nën kontroll zjarri që shpërtheu paradite në Sallën Universale në Shkup.
Nga Qendra për Menaxuim me Kriza informuan se është djegur njëra nga kupolat e objektit dhe se zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen ta shuajnë zjarrin.
Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK është raportuar për një zjarr në ambient të hapur i cili po përhapet mbi objektin e Sallës Universale në bulevardin "Aradhat Partizane" në Shkup.
Tani për tani nuk ka informacione se cili është shkaku për zjarrin.
Në Sallën U niversale në vijim ishin punimet për rinovimin e saj.
Foto: printskrin