Vihet nën kontroll zjarri në rrethinën e Negotinës
- Është vënë nën kontroll zjarri në rrethinën e Negotinës, konfirmoi sonte për MIA-n kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov.
- Post By Fami Bajrami
- 23:04, 3 nëntor, 2023

Negotinë, 3 nëntor 2023 (MIA) - Është vënë nën kontroll zjarri në rrethinën e Negotinës, konfirmoi sonte për MIA-n kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov.
"Në terren kanë dalë zjarrfikësit nga Negotina dhe Kavadari, ndërsa edhe moti me shi ka ndihmuar. Ka edhe zjarrfikës kujdestar në vendin e ngjarjes dhe gjendja do të monitorohet", shtoi Stojanov.
Bëhet fjalë për zjarr që ka shpërthyer pasditen e sotme në atarin e fshatit Dubrovë, informuan më parë nga QMK për MIA-n.
Foto: MIA