• e hënë, 23 dhjetor 2024

Video bisedë e presidentit Pendarovski me pjesëtarët e Armatës të sistemuar në operacione dhe misione ndërkombëtare

Video bisedë e presidentit Pendarovski me pjesëtarët e Armatës të sistemuar në operacione dhe misione ndërkombëtare

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA)- Presidenti Stevo Pendarovski sot zhvilloi një video-bisedë me pjesëtarët e Armatës sonë që janë të sistemuar në operacione dhe misione ndërkombëtare, të udhëhequra nga KB-ja, NATO-ja dhe BE-ja.

  

Pendarovski, ashtu siç bëri të ditur nKabineti i tij, i përshëndeti paqeruajtësit tanë të cilët janë të angazhuar në operacionin për mbështetjen e paqes KFOR-i në Republikën e Kosovës  të udhëhequr nga NATO-ja, në misionin e aktivitetit të NATO-s për rritjen e shpërndarjes së pranisë në Republikën e Letonisë, në misionet e aktiviteteve të NATO-spër rritjen e vigjilencës në Republikën e Bullgarisë dhe në Rumani  në operacionin për mbështetjen e paqes "ALTEA" në BeH - të udhëhequr nga BE dhe në misionin "UNIFIL" në Republikën e Libanit - të udhëhequr nga KB-ja.

 Gjatë bisedës, presidenti Pendarovski u falenderua për angazhimin e tyre, si dhe profesionalizmin dhe sakrificat përmes të cilave pjesëtarët e armatës sonë kontribuojnë aktivisht për paqen dhe sigurinë në botë dhe përfaqësojnë kontributin më të rëndësishëm në mbrojtjen kolektive.

 Duke ua uruar festat e ardhshme të Vitit të Ri, presidenti Pendarovski ju uroi paqeruajtësve tanë shëndet dhe sukses dhe u tha atyre që të vazhdojnë të jenë të përkushtuar dhe profesional në kryerjen e detyrave të tyre, duke mbrojtur vlerat e përbashkëta - paqen dhe lirinë, në vendet ku janë të sistemuar. ss/

Foto: Kabineti i presidentit të RMV-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR