Vetëvritet basketbollisti letonez Janis Tima
- Basketbollisti letonez, Janis Tima mbrëmë është vetëvrarë në Moskë. Mësohet se trupi i 32 vjeçarit Tima u gjet në hyrje të një ndërtese pesëkatëshe në qendër të kryeqendrës ruse.
Moskë, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Basketbollisti letonez, Janis Tima mbrëmë është vetëvrarë në Moskë. Mësohet se trupi i 32 vjeçarit Tima u gjet në hyrje të një ndërtese pesëkatëshe në qendër të kryeqendrës ruse.
Tima ka luajtur për Rigan, Venspilsin, Himkin, Zenit, UNIKS, Baskonia, Olimpiakos. Klubi i tij i fundit profesionist ishte Obradoiro i Spanjës, për të cilën lojtari ka filluar në gjysmën e dytë të sezonës 23/24. Në vitin 2022, ka luajtur në Ligën për zhvillim të NBA-së.
Më 9 dhjetor, Tima zyrtarisht ishte divorcuar nga bashkëshortja, këngëtarja e njohur Sedokova. Para kësaj, basketbollisti është përpjekur ta ruaj lidhjen. Ata ishin martuar në shtator të vitit 2020. Kjo martesë ishte e treta për këngëtaren. Dyshja nuk kanë pasur fëmijë të përbashkët.
Pranë trupit të Timas ishte gjetur telefoni me mesazh dërguar ish bashkëshortes së tij. qa/
Foto: EPA