• e hënë, 23 dhjetor 2024

Version pune të ligjit për reformë në strukturat e sigurisë deri në fillim të vitit të ardhshëm, paralajmëron Mickoski

Version pune të ligjit për reformë në strukturat e sigurisë deri në fillim të vitit të ardhshëm, paralajmëron Mickoski

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se deri në fillim të vitit të ardhshëm mund të ketë një version pune të ligjit që do të zbatojë reformat e paralajmëruara në strukturat e sigurisë me bashkimin e Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencinë për inteligjencë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Mickoski deklaroi sot se reforma është konform me praktikën e vendeve anëtare të Aleancës në NATO.

"Kjo reformë serioze është e nevojshme sepse tashmë është një praktikë e zakonshme në vendet të cilët janë pjesë e Aleancës së NATO-s dhe përvojat të cilat marrim nga vende të tilla si për shembull SHBA, siç është Kroacia etj. mund të jenë vetëm të dobishme dhe pjesë e këtij procesi të unifikimit të sektorit të sigurisë", tha Mickoski.

E gjithë kjo, shtoi ai, shkakton një farë shqetësimi në mesin e strukturave të UDB-së të cilët ndodhen në partitë opozitare dhe të cilët ende ekzistojnë të cilët kanë qenë në pozita udhëheqëse për shumë vite apo dekada.

"Tani ata janë të shqetësuar sepse e dinë që dalëngadalë por sigurt do të dalin në sipërfaqe të gjitha skandalet dhe abuzimet të cilët kanë bërë me punën e tyre. Por, kjo nuk na shqetëson, përkundrazi na motivon dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim, sepse kjo reformë është në përputhje me praktikën e vendeve anëtare të Aleancës së NATO-s", deklaroi Mickoski, pas mbikëqyrjes së punimeve për ndërtimin e autostradës Bukojçan- Gostivar.

I pyetur se kur do të publikohet ligji, potencoi se po punohet shumë dhe se ndoshta deri në fund apo në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë një version pune. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR