• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Verifikohen mandatet e deputetëve të ri, plotësimi i Ligjit për Energjetikë është dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme

Verifikohen mandatet e deputetëve të ri, plotësimi i Ligjit për Energjetikë është dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi sot ka dorëzuar për procedim të mëtutjeshëm propozimin për ndryshime në Ligjin për energjetikë, qëllimi i të cilit është ulje e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku. Për ligjin do të diskutojnë Komisioni amë për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike i cili do të mblidhet në orën 17:30, ndërsa më pas edhe Komisioni ligjdhënës juridik. Nënkryetarja e Kuvendit Vesna Bendevska tha se vazhdimi i seancës së tetë parlamentare në të cilin duhet të miratohet ligji do të caktohet shtesë.

Propozues të propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për energjetikë, sipas procedurës së shkurtuar, janë Bojan Stojanoski, Izet Mexhiti, Ljupço Prenzov, Marija Miteva, Mimoza Musa, Silvana Angelevska, Toni Jarevski. Stojanoski para deputetëve shpjegoi pse e kanë paraqitur këtë propozim dhe cilat janë përfitimet e qytetarëve nga ai. Ai ndër të tjera theksoi se personalisht beson se deputetët duhet të miratojnë menjëherë ndryshimet në këtë ligj. Sipas tij, kjo do t'i mbrojë qytetarët dhe nuk do të ketë goditje çmimesh për ta. Stojanoski bëri thirrje që sot, siç tha ai, të bëhet "një gjë e mirë për shoqërinë e vendit tonë".

Me ligjin është parashikuar që në gjashtë muajt e ardhshëm të parandalohet trendi rritës i çmimit të energjisë elektrike dhe nga janari 2025 të ulet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Siç u sqarua, me propozimin e paraqitur, çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për grupin e parë dhe të dytë të konsumatorëve, ndërsa për grupin e tretë dhe të katërt tarifor rritja do të jetë nga 1 në 2 për qind.

Në seancë parlamentare u verifikuan edhe mandatet e Dragan Nedeljkoviq, Velika Stojkova Serafimovska, Sergej Popov, Emilija Angelova, Vesna Gjorgjieva dhe Dijana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, por edhe i Feride Haxhiu dhe Kaltrina Beqirit nga koalicioni VLEN.

Deputetët e rinj vijnë në vendet e Mickoskit dhe të ministrave Gordana Dimitrieska Koçoska, Lupço Dimoski, Izet Mexhiti, Vllado Misajlovski, Ivan Stoiljkoviq, Aleksandar Nikolloski dhe Fatmir Limani. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR