Vens: Do të tronditesha nëse Trampi pranon vendosjen e armëve bërhamore në Evropën Lindore
- Zëvendëspresidenti amerikan Xhej Di Vens ka deklaruar sot se do të ishte i shokuar nëse presidenti Donald Tramp mbështeste vendosjen e armëve bërthamore më tej në Evropën Lindore.
- Post By Melahat Baftija
- 08:40, 14 mars, 2025

Uashington, 14 mars 2025 (MIA) - Zëvendëspresidenti amerikan Xhej Di Vens ka deklaruar sot se do të ishte i shokuar nëse presidenti Donald Tramp mbështeste vendosjen e armëve bërthamore më tej në Evropën Lindore.
Mediat britanike raportojnë se Vens ishte përgjegjës për kërkesën e presidentit polak Andzhej Duda, që SHBA-ja ta transferojnë armë bërthamore në territorin polak si pjesë e një strategjie për të penguar sulmet e mundshme të ardhshme ruse.
"Nuk kam folur me presidentin për këtë temë specifike, por do të isha i tronditur nëse ai do të mbështeste përhapjen e armëve bërthamore më tej në lindje në Evropë", tha Vens gjatë një paraqitje në Foks njuz. mb/
Foto: MIA