• e enjte, 04 korrik 2024

Vendoset në funksion Blloku 2 në KME Manastir

Vendoset në funksion Blloku 2 në KME Manastir

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut informojnë se në KME Manastir në funksion është vendosur Blloku 2 i KME Manastir, ndërsa për punë është përgatitur edhe Blloku 1 i cili do të mund të vendoset në funksion në bazë të nevojave të konsumatorëve të energjisë elektrike në vend dhe analizave në tregun e energjisë elektrike.

Në një kumtesë dërguar publikut, SHA EMV thekson se në këtë periudhë nevojat e energjisë elektrike për konsumatorët plotësohen nga kapacitetet e tyre prodhuese dhe përmes furnizimit të energjisë elektrike, me çmime të favorshme të cilat i mundësojnë kompanisë uljen e shpenzimeve të punës. 

SHA EMV edhe në të ardhmen do t'i sigurojë sasitë e nevojshme të energjisë elektrike për konsumatorë në bazë të analizave të cilat bëhen çdo ditë për disponueshmërinë e kapaciteteve të saja prodhuese, kërkesës së rrymës, si dhe rrethanave në tregun e energjisë elektrike, informuan nga SHA EMV. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR