• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendimi pë pranim të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është publikuar në Gazetën zyrtare të BE-së

Vendimi pë pranim të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është publikuar në Gazetën zyrtare të BE-së

Bruksel, 4 janar 2024 (MIA) - Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian i 30 dhjetorit për pranim të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën e Shengenit përmes rrugëve ajrore dhe detare, prej 31 marsit të këtij viti, sot është publikuar në Gazetën zyrtare të BE-së.

Me këtë procedurë vendimi i Këshillit të BE-së edhe zyrtarisht hyn në fuqi.

Në vendim ceket se "për shkaqe teknike dhe operatiove, është adekuate së pari të mënjanohen kontrollet e kufijve të brendshëm ajror dhe detar sa më parë të jetë e mundur në vitin 2024". Në vendim ceket edhe se "këto kontrolle duhet të mlnjanohen deri në datëm më të hershme të mundur që i përgjigjet ndryshmit sezonal n orarin e IATA-s (Asociacionit ndërkombëtar për transport ajror).

Në nenin 1 të vendimit të miratuar thuhet se "prej 31 marsit 2024 do të hiqen kontrollet e personave në kufijtë e brendshëm ajror dhe detar me dhe mes Bullgarisë dhe Rumanisë dhe do të zbatohen dispozitat nga e drejta e shengenit të cekura në Aneksin për Bullgarinë dhe për Rumaninë dhe mes vete dhe në relacionet e tyre me Mbretërinë e Bashkuar, Republikën e Çekisë, Mbretërinë e Danimarkës, Republikën Federale të Gjermanisë, Republikën e Estonisë, Republikën e Greqissë, Mbretërinë e Spanjës, Republikën franceze, Republikën e Kroacisë, Republikën e Italisë, Republikën e Lituanisë, Republikën e Letonissë, Principatën e madhe të Luksemburgut, Hungarinë, Maltën, Mbretërinë e Holandës, Republikën e Austrisë, Republikën e Polonisë, Republikën e Portugalisë, Republikën e Sllovenisë, Republikën e Sllovakisë, Republikën e Finlandës, dhe Mbretërinë e Suedisë, si dhe me Islandën, Principatën e Lihtenshtajnit, Mbretërinë e Norvegjisë dhe Konfederatën zvicerane. ab.

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR