• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendimet e SHBA-së bazohen në informata të mbledhura në vend, jo në Uashington, çka më tej, u mbetet institucioneve kompetente këtu, thotë Ageler

Vendimet e SHBA-së bazohen në informata të mbledhura në vend, jo në Uashington, çka më tej, u mbetet institucioneve kompetente këtu, thotë Ageler

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Ambasada amerikane nuk mund t'i thotë asnjë institucioni në vend se çka duhet të ndërmarrë, por ne ishim të aftë të gjejmë dëshmi të rëndësishme për këta individë që t'i thirrim në përgjegjësi dhe ishim të aftë ato informata t'i gjejmë dhe mbledhim këtu në këtë vend. Kjo nuk bazohet në informata të mbledhura në Uashington, ato informata janë të qasshme këtu që institucionet në vend t'i zhvillojnë ato raste dhe nëse, si dhe kur do ta bëjnë atë u mbetet autoriteteve këtu dhe shpresoj se të gjithë kuptojnë se këta individë para së gjithash bëjnë dëm ndaj qytetarëve të këtij vendi, tha ambasadorja amerikane Anxhela Ageler, sot në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Nga ajo u kërkua që të japë vlerësim në reagimin e autoriteteve pas vendosjes së kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë të SHBA-së, të cilit i janë ngrirë funksionet partiake në BDI, por megjithatë ende është në pozitë të kryetarit të komunës. Për të, pas vendosjes në listën e zezë, u prononcua edhe Prokuroria publike se bën mbikëqyrje të jashtëzakonhsme në 30 lëndë kundër Merkos, si dhe në lëndët e lidhura me punën e Komunës së Strugës në periudhën kur ai e ka kryer funksionin kryetar i komunës.    

Американското Министерство за финансии го означи Јордан „Орце“ Камчев на црната листа на САД поради коруптивни и криминални дела, а сега на надлежните органи и институции во земјвата е што по

Ageler sot theksoi se këto vendosje në listën e zezë të SHBA-së janë apolitike dhe jopersonale dhe të lidhura ekskluzivisht me ligjet amerikane.

Lidhur me ekipin amerikan për sanksione, tha se tanimë ka qenë këtu dhe se informatat që i ka mbledhur janë përmes aktiviteteve të Ambasadës me partnerët e saj, me organet hetuese në vend, me jurisprudencën.

Departameni i Shtetit muajin e kaluar e ka shpallur kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko për "persona non grata"  për hyrje në SHBA, për shkak të "involvimit të tij në korrupsion të konsiderueshëm".

Vitin e kaluar, SHBA-ja në "listën e zezë" e kanë vendosur edhe ish kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe ish drejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov për shkak të involvimit të tyre në "korrupsion të konsideruehsëm".

"Veprimet e tyre e kanë minuar sundimin e së drejtës, institucionet demokratike dhe proceset publike në të dy vendet dhe e kanë zvogëluar besimin e opinionit në qeveritë e tyre", u kumtua në vendimin e atëhershëm të SHBA-së.

Krahas Gruevskit dhe Mijallkovit, Departameni i Shtetit i ka sanksionuar edhe anëtarët e familjeve të tyre më të afërt, të cilët kanë ndalesë për hyrje në Amerikë. Paraprakisht, në "listën e zezë" të SHBA-së, janë vendposur edhe Lube Boshkovski, Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Kastriot Haxhirexha, Nevzat Halili, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Xhavit Asani, Xhezair Shaqiri, Daur Rexhepi dhe Xhemail Hiseni. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR