Vendime të Qeverisë për mbështetje financiare të prodhuesve të grurit dhe rritje të subvencionimit të elbit për hektarë
- Qeveria, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sot ka marrë vendim që përmes programit intervenues të ndahet mbështetje financiare për kilogram për prodhuesit e grurit të cilët kanë shitur gru te blerësit e regjistruar në vlerë prej tre denarë për kilogram të grurit të dorëzuar, duke pasur parasysh rritjen e kostove për prodhimin e grurit.
- Post By Sara Ademi
- 18:16, 3 shtator, 2024
Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Qeveria, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sot ka marrë vendim që përmes programit intervenues të ndahet mbështetje financiare për kilogram për prodhuesit e grurit të cilët kanë shitur gru te blerësit e regjistruar në vlerë prej tre denarë për kilogram të grurit të dorëzuar, duke pasur parasysh rritjen e kostove për prodhimin e grurit.
Mbështetja e prodhimtarisë vendore të grurit si kulturë më e rëndësishme strategjike, citohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, është shumë e rëndësishme që të sigurohet me sasi më të madhe të drithërave të prodhuara në vend, me qëllim që të ulet varësia e importit.
Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për rritjen e subvencioneve të elbit për hektarë, kështu nga 6.000 denarë të deritanishme, prodhuesit e elbit do të marrin 100 për qind rritje për hektar, deri në 12.000 denarë.
"Ky ndryshim bëhet për shkak të çrregullimit të tregut në prodhimtarinë dhe shitjen e elbit për vitin 2024 i cili arrin 9 denarë për një kilogram. Për këtë qëllim, Qeveria mori vendim që të ndërhyjë dhe të mbulojë humbjen e prodhuesve të elbit. Me këtë rritje prej 100 për qind, përkatësisht nga 6.000 në 12.000 denarë, Qeveria drejtpërdrejt po i ndihmon prodhuesit e elbit që ta mbulojnë humbjen", thuhet në kumtesën e Qeverisë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s