• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vendim i Kryesisë së BDI-së që Talat Xhaferi të jetë kryeministri teknik nga 28 janari

Vendim i Kryesisë së BDI-së që Talat Xhaferi të jetë kryeministri teknik nga 28 janari

Shkup, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në takimin në selinë e partisë ka vendosur që kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi të bëhet kryetari teknik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut prej 28 janarit në prag të zgjedhjeve në pranverë.

Zëdhënësi i BDi-së, Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk i publikoi edhe vendimet tjera nga takimi i Kryesisë partiake në Reçicë të Vogël lidhur me pjesëmarrjen e BDI-së në zgjedhjet presiedenciale dhe parlamentare në vitin 2024.

"Fatmir Besimi është zgjedhur për shef të Shtabit Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet 2024. Autorizohet kryetari i partisë të vazhdojë me diskutimet me partitë politike dhe të marrë vendim për koalicionimet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare", ka publikuar Osmani në Fejsbuk. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR