• e mërkurë, 22 janar 2025

Vendi ka shkallë të lartë të papunësisë dhe mungesë gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore, LSM kërkon paga më të larta

Vendi ka shkallë të lartë të papunësisë dhe mungesë gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore, LSM kërkon paga më të larta

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Derisa Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme zhvillon qasje sistematike për harmonizim të ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore në tregun vendor, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me mesazh se mungesa e fuqisë punëtore është rezulat i pagave të ulëta dhe keqpërdorimet nga ana e pronarëve të Odës ekonomike.

"Derisa nga njëra anë Maqedonia e Veriut përballet me shkallë të lartë të papunësisë, nga ana tjetër gjithnjë e më shumë punëdhënës rapotijnë probleme me gjetjen dhe mbajtjen e fuqisë punëtore, ndërsa çdo ditë shpallen edhe vende të lira pune", theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në konferencën e sotme të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), në të cilën është prezantuar studimi për përballje me mungesën e fuqisë punëtore në vend.

Siç theksoi durmishi, në fjalimin e tij hyrës, studimi i punuar nga ONP mundëson që thellë të hyhet në problem dhe paraqet udhërrëfim për zgjidhjen e tij.

"Mungesa e fuqisë punëtore është një sfidë me të cilën përballen gjithnjë e më shumë vende, veçanërisht në Evropë, e cila nuk e përjashton as Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që nga njëra anë përballemi me nivele relativisht të larta papunësie dhe pasiviteti, nga ana tjetër, çdo ditë e më shumë punëdhënës raportojnë probleme me gjetjen dhe mbajtjen e fuqisë punëtore dhe shpallen vende të lira pune. Ky studim dhe analiza e të dhënave të kryera nga Organizata Ndërkombëtare e Punës na lejon të thellohemi më thellë në problemin dhe të krijojmë politika të qëndrueshme. Në të njëjtën kohë, ato paraqesin një udhërrëfyes të shkëlqyer për qasjen që duhet zbatuar në zgjidhjen e këtij fenomeni", theksoi Durmishi.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme, thotë Durmishi, do t'i përkushtohet zhvillimit dhe zbatimit të një qasjeje sistematike për të përshtatur ofertën dhe kërkesën e fuqisë punëtore në tregun vendas dhe theksoi se përmes planit operativ për punësim për vitin e ardhshëm parashikohen gjashtë milionë euro më tepër, sesa që janë planifikuar në Buxhetin për këtë vit.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, si dhe drejtoresha e ONP-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kler Harasti.

Sipas Trendafilov, mungesa e fuqisë punëtore në vend është rezultat i pagave të ulëta dhe keqpërdorimeve nga pronarët e Odës ekonomike.

"Të mos harrojmë se në Maqedoni ka mungesë të fuqisë punëtore për shkak të pagave të ulëta dhe keqpërdorimeve të pronarëve të Odës ekonomike, të cilat i bëjnë tashmë 34 vjet. Për shkak të pagave të ulëta, punëtorët largohen nga Maqedonia në disa vende të tjera për të ndërtuar ekonomi të tjera dhe mendoj se kjo duhet të jetë disfata më e madhe për këta shefa. Sa për kujtesë, duke qenë kaq produktivë, ne kemi krijuar kapital të jashtëzakonshëm, pasuri të mëdha për ta, dhe ata kanë vjedhur kompani në të kaluarën, i kanë mbajtur për vete... Nëse i paguani në mënyrë mizore, mund të prisni që ata kanë para për një biletë një drejtimëshe, dhe ajo është jashtë Maqedonisë", tha Trendafilov.

Drejtoresha e ONP-së, Harasti, theksoi se studimi përfshin tre fusha kryesore, gjegjësish shfrytëzim të fuqisë së pashfrytëzuar punëtore, rritje të produktivitetit përmes investimit në politikat për arsim dhe kushte më të mira për punë, si dhe migracion të fuqisë punëtore për sektorë të përzgjedhur 

"Është e nevojshme të përdoret fuqia punëtore e papërdorur, në mënyrë që ata persona që nuk janë ende aktivisht të përfshirë në tregun e punës, por të mund të punësohen. Bëhet fjalë për gratë me përgjegjësi për përkujdesjen e fëmijëve, të rinjtë që nuk janë të punësuar, personat me aftësi të kufizuara dhe gjithashtu një numër të madh punëtorësh të moshuar që janë në një situatë ku nuk janë mjaftueshëm të punësueshëm, por mund të kthehen në tregun e punës. Fusha e dytë e politikave që duhet marrë në konsideratë është rritja e produktivitetit duke investuar në politikat e arsimit dhe aftësive dhe në kushte më të mira pune, në mënyrë që të mund të mbyllim këto boshllëqe. Dhe fusha e tretë që mund të jetë pjesë e zgjidhjes është migrimi për motive punësimi për sektorë të zgjedhur, profesione të zgjedhura, migrim i rregulluar mirë me ​​praktika të drejta rekrutimi", theksoi Harasti. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR