• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendet nordike dhe baltike e mbështesin rolin e NATO-s në përkrahjen për Ukrainën

Vendet nordike dhe baltike e mbështesin rolin e NATO-s në përkrahjen për Ukrainën

Osllo, 10 prill 2024 (MIA) - Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobijas Bilstrom sot deklaroi se tetë vende nordike dhe baltike e mbështesin rolin e madh të NATO-s në përkrahjen për Ukrainën në luftën me Rusinë.

"Ne e përkrahim rolin e madh të NATO-s në sigurimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën dhe koordinimin për sigurimin e përkrahjes dhe pajisjes ushtarake", tha Bilstrom pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Danimarës, Estonisë, Finlandës, Islandës, Latvisë, Lituanisë dhe Norvegjisë.

Në takimin është arritur marreveshje që të formohet një grup i ekspertëve, të cilët do të ndihmojnë në përpjekjet e Ukrainës për hyrje në BE.

"Kjo jep mundësi që të lehtësohet rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në familjen evropiane", tha Bilstrom. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR