• e premte, 05 dhjetor 2025

Vendet nga BE-ja u dakorduan për raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë

Vendet nga BE-ja u dakorduan për raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë

Bruksel, 18 korrik 2025 (MIA) - Njëzet e shtatë vende anëtare të BE-së u dakorduan për pakon e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë për invazionin në Ukrainë, deklaruan sot disa diplomatë për DPA-në.

Pakoja e sanksioneve është kahëzuar drejt sektorit financiar dhe energjetik të Rusisë dhe vjen si përgjigje ndaj refuzimit të presidentit Vlladimir Putin për t'u dakorduar me armëpushim pa kushte në Ukrainë.

Sllovakia e bllokoi pakon, duke cekur shqetësim lidhur me importin e gazit, por kryeministri Robert Fico dje deklaroi se i ka urhdëruar përfaqësuesit e Sllovakisë t'i miratojnë masat.

Fico përmendi se vazhdimi i bllokimit të hapit do të ishte "kundërproduktiv" për interesat e Sllovakisë si anëtare e BE-së.

Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së duhet t'i mbështesin sanksionet e reja para se ato të zbatohen. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR