• e diel, 22 dhjetor 2024

Vellkovski: Buxheti i MPPS-së është dëmtuar për më shumë se 2,5 milionë euro

Vellkovski: Buxheti i MPPS-së është dëmtuar për më shumë se 2,5 milionë euro

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, sot në konferencë për shtyp theksoi se nga qershori i vitit 2022 deri në muajin e kaluar, u janë dhënë mjete të paligjshme mbi 1000 qytetarëve në emër të ndihmës sociale. Me këtë, siç tha, është dëmtuar buxheti i Ministrisë për mbi 2,5 milionë euro.

Ai theksoi se aktualisht janë përgatitur dhe miratuar 1134 vendime për përfundimin e asistencës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore, me ndalim të përdorimit të së drejtës në 12 muajt e ardhshëm.

Vellkovski theksoi se qytetarët kanë të drejtë në mjet të rregullt juridik tek organet e shkallës së dytë dhe vetëm atëherë qendrat për punë sociale do të lidhin marrëveshje për kthimin e mjeteve të marra pabazë.

"E shfrytëzuan kovid krizën kur u lehtësuan kushtet për shfrytëzimin e të drejtave sociale për posedimin e një automjeti të regjistruar dhe në sistem hynë të gjitha mjetet më të vjetra se pesë vjet. Edhe pse kovid kriza zyrtarisht ka përfunduar më 30 qershor 2022, nuk është bërë asgjë për shqyrtimin e rasteve të shfrytëzuesve që posedojnë automjet të regjistruar dhe ata kanë mbetur në sistemin e mbrojtjes sociale dhe i kanë shfrytëzuar të drejtat e tyre pabazë", tha Vellkovski.

Sipas Vellkovsit në Ligjin për mbrojtje sociale të vitit 2019 dhe aktet nënligjore është përcaktuar se nëse kërkuesi/përftuesi posedon automjet të regjistruar nuk mund të ushtroj dhe shfrytëzojë të drejtën për NGM.

"Prandaj shtrohet pyetja se çfarë kanë bërë strukturat menaxhuese të ministrisë në këto 18 muaj", shtoi VelËkovski.

Ai theksoi se më 20 janar të këtij viti është lidhur marrëveshja për shkëmbimin e të dhënave për bazat e të dhënave në mënyrë elektronike ndërmjet ministrave të atëhershëm Trençevska dhe Spasovski.

"Shkëmbimi i parë i të dhënave është bërë më 5 mars të këtij viti, gjë që ngre pyetjen: Pse u prit? Dhe çfarë bënte ministrja deri më 20 janar 2024? A janë siguruar të dhënat çdo muaj siç e përcakton ligji, apo shkëmbimi i të dhënave me CD ose USB u dërgua në një kohë jo reale, përkatësisht me një vonesë prej disa muajsh, gjë që u mundësoi personave që nuk u takojnë këto të drejta të futen në sistem. Ende mbetet enigmë pyetja, pse u prit emërimi im si ministër teknik për të filluar shkëmbimin e të dhënave kur mund të bëhej që të nesërmen, e kjo është 10 ditë para emërimit tim si ministër", theksoi Velkovski. ls/

Foto: MPPS

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR