• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vdiq më i vjetri nga vëllezërit e plagosur nga të shtënat në afërsi të spitalit të Tetovës më 11 janar

Vdiq më i vjetri nga vëllezërit e plagosur nga të shtënat në afërsi të spitalit të Tetovës më 11 janar

Tetovë, 20 janar 2024 (MIA) - Në Klinikën Universitare për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intenziv (KARIL) në Shkup, ka ndërruar jetë njëri nga vëllezërit nga fshati Gajre e Tetovës, të cilët më 11 janar janë lënduar me armë zjarri në atë zonë të Spitalit klinik në Tetovë.

Nga KARIL konfirmuan se më i madhi nga vëllezërit A.M. ka vdekur në moshën 41 vjeçare. Në të shtënat me armë zjarri nëntë ditë më parë është lënduar edhe vëllai i tij Z.M (36), i cili po ashtu është duke u mjekuar në KARIL.

Përdorimi i armës së zjarrit dhe plagosja e dy vëllezërve nga Gajre ka ndodhur më 11 janar rreth orës 18:00 përballë Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik. Dy vëllezërit janë dërguar në KARIL gjatë mbrëmjes.

SPB Tetovë kumtoi se mbrëmjen e 11 janarit, rreth orës 23:00, janë privuar nga liria katër persona, ndërsa një person ende është në kërkim. Nga SPB Tetovë dhe Prokuroria nuk ka asnjë informacion tjetër zyrtar për rastin, të cilin e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Prokuroria ende është duke vepruar sipas kompetencave të saj, njoftuan nga atje.

SPB Tetovë ka privuar nga liria R.T.(35) dhe M.T (44), 55-vjeçarin Sh.E. dhe N.M.(39), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat. ls/


Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR