• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Vazhdon seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Vazhdon seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Në Gjykatën Kushtetuese vazhdon seanca për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës.

Dje kishte katër tentime të pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa sipas informacioneve, asnjë nga kandidatët e propozuar nuk e ka marrë shumicën e nevojshme. Është votuar për zgjedhjen ndërmjet gjykatësve Tatjana Bozaxhieva dhe Ana Pavllovska Daneva.

Kryetari i ri i Kushtetueses do ta zëvendësojë kryetaren e deritanishme Dobrilla Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës përfundon më 2 qershor. 

Sipas Rregullores, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetarin e Gjykatës nga radhët e gjykatësve me shumicë prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të gjykatësve, me votim të fshehtë.

Krahas Kacarskës, gjykatës aktual në Gjykatën Kushtetuese nga të cilët deri në fund të muajit njëri do ta marrë funksionin e kryetares janë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq Anastasovska dhe Ana Pavlovska Daneva. 

Çdo gjykatës mund të propozojë kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese. 

Propozimin për kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese e cakton një komision prej tre gjykatësish të zgjedhur nga shumica e numrit të përgjithshëm të gjykatësve.

Nëse kandidati nuk e merr shumicën e nevojshme të votave, procedura për zgjedhjen e kryetarit përsëritet.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR