• e diel, 22 dhjetor 2024

Vazhdon me punë Komiteti i punës për euro-integrime

Vazhdon me punë Komiteti i punës për euro-integrime

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu Halili sot e hapi seancën e katërt të Komiteti të punës për integrime evropiane (KPIE), në të cilën pikat e rendit të ditës për diskutim ishin statusi i skriningut bilateral, statusi i zbatimit të IPA Programit, si dhe u shqyrtuan edhe pjesë të aktiviteteve aktuale të cilat i koordinon SÇE.

Qëllimi kryesor i Komitetit të punës për euro-integrime në ketë periudhë është skriningu bilateral me fokus në ato klastere dhe fusha/kapituj të cilët janë aktuale dhe janë në përgatitje ose kemi marrë angazhim për veprim për të njëjtët, theksoi Abdiu Halili në hapjen e seancës, gjithashtu duke iu referuar kalendarit të përditësuar për skriningun, rrjedhën e takimeve të deritanishme bilaterale nga Klasteri 2, “Tregu i brendshëm”, dhe ata kapituj që janë në përgatitje në javët e ardhshme si dhe detyrimet e marra.

Siç kumtoi SÇE, në këtë drejtim diskutimi vazhdoi me informimin lidhur me statusin për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përgatitjen e takimeve nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, përgatitjen e përgjigjeve për detyrimet e marra, si dhe përcaktimin e afateve indikativë për harmonizimin e plotë të legjislaturës nacionale të BE-së me periudhat e mundshme të tranzicionit, kudo që kjo aktualisht është e mundur.

Abdiu Halili i informoi sekretarët shtetëror të ministrive se përgjigjet e pyetjeve shtesë të skriningjeve për Kapitullin 5 “Prokurimet publike” dhe 18 “Statistika” iu dorëzuan Komisionit Evropian dhe në fazë të përgatitjes për dorëzim janë edhe përgjigjet lidhur me pyetjet shtesë për fushën Institucionet funksionale demokratike, Kapitulli 23, “Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale” dhe për Kapitullin 24, “E drejta, liria dhe siguria”.

Kryesuesja e Komitetit të punës për integrime evropiane i rikujtoi anëtarët se procesi i përgjithshëm i rrumbullakimit të skriningut përfundon pasi të jenë dhënë përgjigjet për të gjitha pyetjet dhe nëse nuk ka pyetje shtesë nga ana e Komisionit Evropian deri te ekipi negociues. Atëherë në mënyrë zyrtare fillon shkrimi i Raporteve të skriningut dhe në këtë kontekst ajo theksoi se në interes tonë është që ti përfundojmë në kohë dhe në mënyrë cilësore obligimet tona.

Për Klasterin 2 “Tregu i brendshëm” për të cilën vazhdojnë takimet bilaterale, Zëvendëskryenegociatorja shfrytëzoi rastin dhe vuri në dukje rëndësinë për të pasur prezantime cilësore për çdo takim, ndërkaq prezantuesit të jenë mirë të përgatitur me qëllim që ta mbajmë praktikën e deritanishme të prezantimeve më cilësore para Komisionit Evropian.

Vazhdojnë përgatitjet për skriningjet bilaterale edhe për  Kapitujt tjerë nga Klasteri2, ndërkaq nga Komisioni Evropian tani më arritën materialet për Kapitujt 10, “Shoqëria informatike dhe mediat”, 16, “Tatimet”, 29, “Administrata doganore”, nga Klasteri 3, “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”.

Lidhur me statusin për zbatimin e Programit të IPA-s, Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane informoi se vazhdon përgatitja e Komitetin e 8-të të Monitorimit të IPA-s,, i cili do të mbahet me tetë mars, gjë që len hapësirë të duhur për të gjithë IKA koordinuesit të japin kontribut cilësor në përditësimin e konkluzioneve, ndërkaq shkurtimisht iu referua edhe procesit të programimit të Programit për vitin 2024, qëndron në kumtesën e SÇE-së.

Nën pikat e tjera, Sekretarja shtetërore në SÇE dhe Zëvendësekryenegociatore me BE-në, i informoi anëtarët e Komitetit të punës për euro-integrime se filloi implementimi i Projektit SUPRAE, i cili është një ndër projektet më të rëndësishme aktive në Sekretariatin për Çështje Evropiane i cili gjatë tre viteve të ardhshme do të sigurojë mbështetje në procesin e aderimit të vendit, për Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe për të gjitha institucionet relevante në këtë proces.

Tashmë  janë mbajtur takimet bilaterale për Kapitullin3, “E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime”, Kapitulli6 “E drejta e shoqërive tregtare” dhe Kapitulli7 “E drejta e pronësisë intelektuale, ndërkaq javën e ardhshme do të mbahen mbledhjet bilaterale për Kapitullin1 “Lëvizja e lirë e mallrave” dhe Kapitulli4 “Lëvizja e lirë e kapitalit”.

 

QËNDRONI TË LIDHUR