• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdon intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit antikorruptues

Vazhdon intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit antikorruptues

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. 

Për përbërjen e re të Komisionit kundër korrupsionit janë regjistruar 42 kandidatë. Pritet që sot të përfundojë intervistimi i kandidatëve, ndërsa vendimi se cilët kandidatë e kanë kaluar filtrin e komisionit do të dihet në fund të javës së ardhshme.

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve është formuar më 14 të këtij muaji në përputhje me Vendimin e Kuvendit për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së.

mandati i anëtarëve aktualë të Komisionit - Biljana Ivanovska, Vladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Shemsi Sallai përfundon më 7 shkurt të vitit të ardhshëm dhe ata nuk kanë të drejtë për rizgjedhje. Komisioni i ri duhet të fillojë funksionimin më 8 shkurt të vitit të ardhshëm. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR