• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdon greva e specializantëve privatë, për ta është i papranueshëm vendimi qeveritar që çështja të zgjidhet pas zgjedhjeve

Vazhdon greva e specializantëve privatë, për ta është i papranueshëm vendimi qeveritar që çështja të zgjidhet pas zgjedhjeve

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Vazhdoi greva e mjekëve, specializantë privatë, prej se Qeveria në seancën e djeshme ka marrë vendim që statusi i specializantëve privatë të zgjidhet pas zgjedhjeve me propozim-vendime ligjore, të cilat do t'i parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.

Ata në protestën e sotme kanë marrë përkrahje edhe nga profesoresha Lubinka Damjanovska Kërstiq nga Fakulteti i mjekësisë.

Daniel Trajkov, specializant, tha se me vendimin e Qeverisë për refuzimin e përmirësimit të statusit të tyre, konfirmohet fakti se për ta, vend në këtë shoqëri nuk ka.

"Nga Ministria e Shëndetësisë, KSHPK, edhe pse vazhdimisht kemi kërkuar, ende nuk kanë marrë përgjigje se në çfarë bazë përmirësimi i statusit tonë tani është i pamundur", tha Trajkov.

Ai nënvizoi se pikërisht neutraliteti i tyre dhe kundërshtimi i drejtpërdrejtë i "ofertave" që të bashkangjiten ndonjë "tabori" që ta meritojnë vendin e tyre të punës, ka qenë motivi të regjistrojnë specializim privat.

Në pyetje të gazetarëve nëse ka presione nga kolegë specialzantë ose specialistë shtetërorë, ai u përgjigj se personalisht nuk ka qenë dëshmitarë të ndonjë presioni të kryer, por kolegë kanë thënë se ka pasur presione të drejtpërdrejta ose indirekte.

Ai thotë se nuk do të heqin dorë, se greva do të vazhdojë, ndërsa në mënyrë shtesë do të informojnë në cilën mënyrë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR