Vazhdon debati për Onkologjinë në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet
- Debati për Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet, për raportet përfundimtare të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionit të harmonizimit për vitin 2021 në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup, vazhdon edhe sot.
- Post By Besnik Shuki
- 07:40, 13 tetor, 2023

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Debati për Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet, për raportet përfundimtare të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionit të harmonizimit për vitin 2021 në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup, vazhdon edhe sot.
Anëtarët e Komisionit gjatë ditës së djeshme kanë pasur mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me raportet.
Paraprakisht, u formua edhe Komisioni anketues për skandalin e lidhur me këtë klinikë. Vendimi për Komisionin anketues u miratua më 20 shtator, pasi pas informatave në opinion për keqpërdorimin e ilaçeve në këtë klinikë, Prokuroria publike ka hapur procedurë parahetimore.
Informatat për keqpërdorim të ilaçeve në klinikë, shkaktuan reagime në opinion dhe një sërë protestash. bsh/
Foto: Printskrin