• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon debati për amendamentet për Propozim - buxhetin për vitin 2025

Vazhdon debati për amendamentet për Propozim - buxhetin për vitin 2025

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) – Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot vazhdon debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2025. 

Debati për amendamentet filloi më 19 nëntor, ndërsa duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor. Janë parashtruar gjithsej 307 amendamente prej të cilëve 204 të LSDM-së opozitare.  

Të ardhurat e përgjithshme në Propozim buxheti janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë. Deficiti i buxhetit është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind të PBB-së së planifikuar. Inflacioni pritet të ulet në nivel prej 2,2 për qind, si rezultat i stabilizimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe i karburanteve në tregun ndërkombëtar, ngadalësimi i inflacionit të huaj efektiv, si dhe presioni më mesatar nga inflacioni bazë. Eksporti pritet të ketë rritje prej 4,2 për qind, ndërsa importi prej 4,4 për qind si rezultat i pritjeve për stabilizim gradual të rrethinës ndërkombëtare dhe rritjes së kërkesës së jashtme. 

Pas debatit për amendamentet si Propozim buxhet i plotësuar kthehet në Qeveri në miratim final pas çka sipas afateve ligjore, duhet të votohet në Kuvend deri në fund të këtij viti kalendarik. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR